• |
ide | kryesore

I riu nga Erseka zhduket pas kafes me shokët, familjarët denoncojnë në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vazhdojnë kërkimet nga Policia në të gjithë vendin për të riun nga Erseka, 28-Vjeçarin Sherif Mukaj, që është zhdukur prej 20 ditësh. Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohej të ishte parë djali i tyre, doli se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruhej. 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka pirë kafe me shokët e tij. Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas çdo gjë mbetet enigmë. Pista nga ana e Policisë është ajo e largimit jashtë shtetit , pasi familjarët në qershor i kishin dërguar 500 mijë lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *