• |
ide | kryesore

Vrasës me pagesë? Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit. Shihni çfarë ndodhi në Lezhë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin pamjet e një ngjarje të frikshme në Lezhë. 3 persona kanë kërcënuar katër persona të tjerë që ishin në një tavolinë në një lokal. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të datës 13 nëntor ku duken tre personat me automatik në krah dhe njëri prej tyre u afrohet të rinjve dhe u kërkon mjetet e identifikimit. Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen. Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka pasur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre personave të maskuar dhe armatosur, pasi brenda lokalit nuk kane marre asgjë. Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë sidoqoftë kjo mbetet për t’u verifikuar nga hetimi policor. Më poshtë video e plotë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *