• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Metës pas konferencës: Po tenton përçarjen e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme
lulzim basha



Pas akuzave të forta të Ilir Metës se ishte Lulzim Basha që i bojkotoi protestat e qershorit të vitit 2019, kreu i PD është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale në profilin e Partisë Demokratike. Sipas Bashës, deklaratat e presidentit janë mashtrime.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij” shkruhet në mesazhin e shpërndarë në Facebook.

Gjatë konferencës presidenti Meta tregoi se para protestës finale të 8 qershorit të vitit 2019, Basha i ishte lutur me lot në sy dhe i ishte ulur në gjunjë që ai ta ndihmonte për të frenuar demokratët që Basha vetë i kishte thirrur në protestë. Pas kësaj, Meta tha se u detyrua të nxirrte dekretin për zgjedhjet e 13 tetorit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *