• |
ide | kryesore

Shokon vajza nga e zhdukur prej 1 muaji: Me djalin e hallës shkova me dëshirë, s’më përdhunoi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës, e cila u gjet sot pas 1 muaj kërkimesh në zonën e plazhit.

Adoleshentja ka pohuar në polici se jetonte me djalin e hallës.

Madje ajo ka shokuar me deklaratën e saj teksa tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut. Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.

“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici, në dëshminë e zbardhur nga News 24.

Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet Sh. F., është shpërndarës droge.

Në banesën e tij që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike kanabis, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *