• |
ide | kryesore

Zyrtarizohet posti i ri i Ilir Beqajt, emërohet në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ministri Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqja është zgjedhur në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve. Emërimi i Beqajt në këtë drejtori ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe sipas opozitës kjo nuk është gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj rolit dhe funksionit të ministrisë së financave. Beqaj, që e gjeti veten jashtë Kuvendit, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, tashmë do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Sipas PD, Beqaj do të jetë në krye të drejtorisë për menaxhimin e Fondeve të Donatorëve, njësoj si një ministër pa portofol.

“Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do menaxhojë fonde, do të jetë një ministri e re e financave. Kjo sajesë, njësoj si Agjencia e Mediave dhe ajo e Bashkëqeverisjes, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake, që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile.

Së fundi, jo nga rëndësia, kjo Agjenci do të distancojë qytetarët dhe përfituesit nga entitetet që ofrojnë fondet. Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive”, deklaronte pak kohë më parë deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

 



9 Comments

  1. Haha 3 hajdute krysore te qeverise Rama u ngrihen ne detyre pse ???poshte mentalitet Turk Otomane Talibane komunist poshte korrupsjoni poshte barbarizmi poshte Edi Rama Erdogani Turku Sali Vrasi ilir hajduti dhe Lulzim hajduti keta horra para drejtsise rrofte Shqiprija rrofte Amerika ?? ♥ ?? ??

  2. Ja varet melcite cakallit! Pa merak tani, ne duar te sigurta.

    Do mbajet mend epoka e klanit mavi! Do shkruhet neper libra, ne abetare. R, r = Ripjerdhja

  3. Ali Baba eshte dashuruar me hajdutet edhe pse te diskridituar. Beqja per bemat qe ka bere ne korrupsion milionash eshte kandidat per non grata por trim mbi trimat Ramazoni i Pare nuk pyet per askend ne kete toke dhe ne kete bote. Aferim i qofte.

  4. Hajdutet promojne hajdutet.
    Turp e maskarenj ato qe kerkojne te percajne fetarisht .
    komunistat dhe bishat e tyre kane kene dhe jane ATEISTE .

  5. Gjynah i Zotit që Rama e ka caktuar personin “më të ndershëm” të PS, me një post të tillë ku do të ketë në dorë paratë e donatorëve.
    Gjykata Kushtetuesi ja hoqi mandatin këtij duke u përkujdesur që të mos korruptohej meqë kishte bizneset e tij, e Rama kërkon ta provokojë ndershërinë Beqos duke i dhënë në duar para që janë vështirë të kontrollohen pasi janë donacione , (para të falura)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *