• |
ide | kryesore

Gjendet trupi i pajetë i pasagjerit të 45 nga djegia e autobusit në Bullgari

-Instant, Lajme, Planet



Gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari, është gjetur edhe trupi i viktimës së 45. Informacionin e ka konfirmuar zëvendësi i kryeprokurorit dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov.

Sarafov shtoi gjithashtu se edhe hetuesi edhe prokurori të dërguar në Shkup do të qëndrojnë këtu më së voni deri të dielën. Duhet ta dërgojnë dokumentacionin që lidhet me autobusin e djegur dhe profilet ADN të familjarëve të viktimave. Menjëherë pas do të fillojë identifikimi i viktimave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *