• |
ide | kryesore

Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga zyrat e administratës në spitalin Covid 3 është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës. Mësohet se menjëherë sapo kanë marrë lajmin, shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë, nuk raportohet asnjë person i lënduar nga zjarri, vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa për këtë rast ka nisur edhe një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *