• |
ide | kryesore

Bashkim Shqipëri – Kosovë?/ Vuçiç: Mua do më varnin në Bruksel për Serbinë e Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka takuar sot në Beograd presidentin e Sllovenisë Borut Pahor. Pas takimit, Vuçiç iu referua “heshtjes” së BE-së lidhur me deklaratat nga udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar.

“Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala”, – tha Vuçiç sipas Koha.net

I pyetur nëse ka biseduar me Pahorin se pse BE-ja hesht ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për formimin e Shqipërisë së Madhe, Vuçiç tha se Brukseli duhet të marrë një minutë e gjysmë për të reaguar ndaj deklaratave të tilla, por nuk ka asnjë reagim. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. TI NUK KE SERBI TE MADHE PO TY TE LUMT KUR GJEN BYTHSHKLY SI EDI RAMA DHE DON TE MORESH DHE ATE QE S’TE TAKON TY.

    1. O liu te q… miu dhe arixhiu po eshte Rama ai qe ka folur per baskimin e Kosoves me Shqiperine o koke l@ qe.

      1. “Ballkan open” , Ballkani i hapur për të cilin këmbëngulin Vuçiç e Rama, është realizimi i projektit millosheviçian të shtetit të madh serb.
        Nuk do të kishte asnjë kundërshtim Kosova për këtë “hapje” rajonale, nëse Serbia do ta kishte pranuar pamvarësinë e saj, ama kur Vuçiçi njëlloj si Millosheviçi pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë, si mund të pranojë Kosova që në teritorin e saj të hyjnë pa asnjë kontroll jo vetëm mallrat serbe, por edhe kriminelët serb që i shkaktuan mijra e mijra viktima që akoma nuk dihet ku i kanë varret ?
        Hedh edhe Rama rrallë ndonjë deklaratë për “Kosovën e pamvarur” apo edhe idenë e bashkimit të saj me Shqipërinë, për tu dukur patriot, por nëse këmbëngul që të hapësh kufijt me një shtet që deklaron hapur se do të ripushtojë, do të thotë që të realizosh ëndrën e kasapit të Ballkanit, Millosheviçit.

    2. Ti ta krijosh Serbine e madhe dhe te vogel mor plako. Po gjete toke e serbe ande nga pithi arushes nga ke ardhur nga stepat e rusise. Bq i mutit. Pak se jeni ne toke te botes ketu e 1000 vjet po bem dhe numra. Legen.

  2. Deklaratat per bashkim kombetar persa kohe nuk biem dakord as per lehtesime tarifash doganore i sherbejne vetem Serbise per te luajtur rolin qe e luan me mire se te gjithe, viktimen.

  3. Nuk ke nevoj me fol me gojen tende se, realitet Ajo eshte…. persa kohe krijohen te gjithe hapesirat ekonomike per Ju… te tjeret vasal…
    Ai fyelli vetem targat tonat… (edhe ato provizore… siç i praktikoni Ju….)
    Turpi…..?‍♂️

  4. Cuditerisht duhen 5 vite per te hequr nje kontroll pasaportash, apo per te njehsuar legjislacionin, apo per te vendosur ambasada te perbashketa..Bejleret ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk duan bashkim por vetem ndarje per ciflikun e tyre duke e ditur qe keshru i bejne keq shqipetareve, po ketyre nuk ju behet vone

  5. Kur bojne si picka te bukura si puna e ketij karit tone, te vjen te vjedhessh. Ti thote dikush ketij loqes qe historikisht nuk ka pasur asnjehere serbi te madhe! Ka qene nje here e nje kohe (c’eraunavolta…) ish jugosllavia qe per shume arsye, dihen tashme, u grupuan disa shtete. Ndersa shqiperi etnike ka pasur or loqeeeeeeeeee, dhe ska nevoje te thuash shqiperi e madhe, por Shqiperi Etnike te ciles ja shkeputen llokma llokma trupin. Sdqqofte vari lesht keta jane mesuar kur duan ndonje gje nen rrogoz nxjerrin karten e viktimes…. dhe ky loqja jone qe i shkon mas avazit

    1. Ne pamje te pare duket e sakte ajo qe shkruan, por a mund te me thuash se kur ka pasur Shqiperi etnike? Kur ka ekzistu nje shtet shqiptar qe perfshin gjithe territorret qe ne i quajme pjese te Shqiperise etnike? Nese me etnicitet kuptojme vetem gjuhen dhe territoret e populluar me shqipfoles eshte problem tjeter qe nuk e perjashton dot Serbine nga pretendimet per Serbi etnike. Nocionet moderne e lidhin etnine apo kombin me shtetin, sepse po te ishte gjuha kriter ishte bere corap gjithe bota, e jo vec Ballkani. Keto per mua jane fantazi qe mbijetojne gjate por qe kane edhe efekt shume motivues.

  6. Serbia eshte agresor dhe ka grabituar e pushtuar troje te fqinjeve sidos shqipetare prandaj duhesh varur. Ndersa shqiperia eshte copetuar ne 5 shtete per interesa shoviniste me miratimin e fuqive te medha lindore e perendimore. Prandaj ky gabim heret a vone duhet te ndreqet. Sa me shpejt aq me mire per shqipetaret dhe rajonin.

  7. Berisha po mbronte Metën, për të mbrojtur pushtetin e tij, pasi 4 votat e Metës mbanin në këmbë qeverinë e Berishës që nga shtatori 2009.

    Vetëm anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, nuk iu bind sinjalit të Berishës. Dvorani votoi kundër pafajësisë së Metës. Për këtë arsye, Dvorani u shpall armik, u liçua dhe u sulmua egërsisht nga Berisha dhe Meta për 9 vite me radhë.

    Në shkurt 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli pikërisht Ardian Dvoranin në listën e 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.

  8. Keta rilindasit aq keq e kane shitur bythen te serbi e greku se edhe ne lajme jashte teme merren me berishen duke komentuar ketu. Si dujet si i vjen hakut keaj rrace te shitur e mavi. Luli ik e hap krahun se dole palaço nen sjetullen e mafjes se kuqe.

  9. “Do të vijë një kohë kur dollia do të fillojë me këto fjalë: Mos e pifshim këtë gotë në mos u bashkofshim me Kosovën.”
    Lasgush Poradeci

  10. Mos kij frië nga “Brukseli” o Vuçiç pasi aty ke edhe qejfllij të internacionalizmit socialist që i kanë mbyllur sytë e veshët për masakrat e Millosheviçit.
    Frikën duhet ta kesh se mund të të vijë edhe ty dita që të shkosh në Hagë si ish shefi tënd Millosheviçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *