• |
ide | kryesore

Hetimi i Prokurorisë për Juventus, përfshihen edhe menaxherët: dalin edhe emrat e Mendes e Raiolas

-Instant, F1, Sport



Jo vetëm plusvalencat, hetimi i Prismas që përfshin Juventusin shtrihet edhe tek menaxherët e lojtarëve. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, hetuesit po punojnë gjithashtu për “shërbimet e ofruara nga disa menaxherë të përfshirë si ndërmjetës”, siç thuhet në njoftimin për shtyp të së premtes nga Prokuroria, që mund të kenë pasur mandate fiktive për disa operacione. Sipas akuzës, përgjimet nxjerrin në pah dyshimin e bazuar se disa menaxherë janë paguar për disa operacione merkato që nuk ekzistojnë në tregun e transfertave dhe se Juventusi ka përdorur vazhdimisht ndërmjetës apo menaxherë të “besuar”.

Ndër menaxherët në listën e pagesave të klubit të Juventusit, bien në sy emrat e Jorge Mendes dhe Mino Raiola. I përfshirë është edhe Cristiano Ronaldo, i cili përmendet në dekretin e kontrollit për një marrëveshje private në lidhje me marrëdhëniet ekonomike mes portugezit dhe Juventusit që Guardia di Finanza, me rekomandimin e prokurorit të Torinos, mori detyrën për të kërkuar dhe rikuperojë gjatë kontrolleve në zyrat e klubit.

Nga ana tjetër, Raiola, i cili futi në xhep 10.5 milionë për “shërbime lehtësuese” për cështjen De Ligt, përfundoi në objektivin e hetuesve mbi të gjitha për transferimin e Franco Tongyas, i përfshirë në një transaksion shkëmbimi me Marsejën që Prokuroria e përcakton “si pasqyrë”, pra pa lëvizje të parave. Juventus njoftoi dje se “Kemi besim se do të sqarohet”, por prokurorët po hetojnë dhe hetimet po zgjerohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *