• |
ide | kryesore

Varianti Omicron si një pandemi e re? A kishte të drejtë Bill Gates

-Instant, Arkiva, Planet

Dy ditë më parë Organzata Botërore e Shëndetësisë e emërtoi mutacionin e ri të COVID-19 i quajtur si B.1.1.529, Omicron, duke u shprehur se ky mutacion është më ngjitës së variantet e tjera, OBSH sot ka ngritur alarmin.


“Omicron ka një numër të paprecedentë mutacionesh në pikën e tij të proteinave, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në rrjedhën e pandemisë. Në përgjithësi, rreziku global nga shqetësimi i ri Omicron vlerësohet të jetë shumë i lartë madje “ paralajmëroi OBSH.


Sidoqoftë, agjencia vlerësoi se nevojiteshin më shumë kërkime për të kuptuar aftësinë e Omicron për t’i shpëtuar mbrojtjes së shkaktuar nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme nga shtamet e tjera të koronavirusit, duke shpjeguar se më shumë të dhëna do të jenë të disponueshme në javët e ardhshme.

Për shkak të variantit të ri, filluam të marrim lajmet që ishim mësuar t’i dëgjonim në fillim të pandemisë.

Ndërsa shumë vende kanë vendosur ndalime të udhëtimit në rajonet ku shihet varianti, Izraeli ishte vendi i parë që mbylli kufijtë e tij.

Të gjitha këto zhville të fundit sollën në vëmëndje paralajmërimet e Bill Gates që ai dha muajt e fundit.

Gates në një deklaratë për The Wall Street Journal u shpreh se bota nuk ishte gati për një pandemi të re.

“Jam pak i shqetësuar që interesi i shfaqur për përgatitjet epidemike është më i ulët se sa prisja” u shpreh Gates atëherë.

Gates nënvizoi se bota që të jetë gati për pandeminë e ardhshme duhet të arrijë kapacitetin për të prodhuar një vaksinë në 100 ditë dhe që duhet t’ju ofrohet miliarda njerëzve.

Sipas Gates, ne kemi mundësinë të ndërtojmë fabrika me këtë kapacitet, megjithatë e vetmja gjë që mungon është se ende nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Raporti, i publikuar nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, të cilin Gates e bashkëthemeloi, u bëri thirrje kombeve të investojnë më shumë në sistemet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë kapacitetin për të prodhuar vaksina.

Ndërsa paniku pas Omicron dhe shfaqja e mundësisë së prodhimit të një vaksine justifikon sërish Bill Gates në paralajmërimet e tij, ka deklarata kontradiktore për atë që do të ndodhë me vaksinat.

Ndërsa disa ekspertë thonë se varianti i ri ul efektivitetin e vaksinës, nuk është i paktë numri i atyre që nënvizojnë se është ende herët për të thënë këtë.

Shefi mjekësor i Moderna, i cili zhvilloi një vaksinë kundër koronavirusit, Dr. Paul Burton njoftoi se kompania ka nisur studimet në rast se nevojitet një vaksinë e re.

Burton tha në një intervistë me Andrew Marr Show të BBC-së se nëse nevojitet një vaksinë e re, ajo do të jetë gati në fillim të vitit 2022.

“Ky është një virus shumë shqetësues,” tha Burton, i cili tha se dyshon se Omicron mund t’i shmanget mbrojtjes së vaksinës për shkak të 30 mutacioneve të tij të njohura, nëntë prej të cilave janë të njohura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu