• |
ide | kryesore

Edoardo Reja trajner i Vatikanit, sfida me Sarrit, i “ndau” Immobile: ja cfarë ndodhi në miqësoren e kërkuar nga Papa

-Instant, Sport



Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka marrë pjesë në një event të rëndësishëm me karakter bamirës të organizuar me iniciativën e Papa Françeskut dhe në kujdesin e Vatikanit dhe klubit të Lacios. Në qendrën sportive të Lacios, Formelo, është zhvilluar ndeshja “Të gjithë vëllezër” e ku përballë u vunë një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Romëve (Ëorld Rom Organization), që kishte për trajnerin Mauricio Sarrin dhe përfaqësuesja e Vatikanit, që kishte për trajner pikërisht numrin 1 të stolit të Shqipërisë, Edoardo Reja. Qëllimi i kësaj miqësoreje ishte për të grumbulluar fonde për të mbështetur projektin “Një shkelm përjashtimit”, të promovuar nga dioqeza e Romës për të ndihmuar përfshirjen e romëve e të shtresave vulnerabël si edhe lufta kundër të gjitha formave të margjinalizimit apo diskriminimit.

Skuadra e Papës, që drejtohej nga Edy Reja, ishte e përbërë nga pjesëtarë të gardës zvicerane, nëpunës të Vatikanit e priftërinj, ndërsa arbitër i ndeshjes ishte sulmuesi i Lacios dhe Italisë, Çiro Immobile. Të dyja skuadrat, në vigjilje të sfidës, u pritën në një audiencë nga Papa Françesku në Vatikan së bashku edhe me një delegacion të Lacios të kryesuar nga presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare: “Një nga momentet më të bukura që më la mbresa ishte fakti se në ekipin tim unë kisha një djalosh me sindromën doën, i cili shënoi dy gola. Festa e atij djaloshi pas golave ishte emocionuese, ai festonte me një entuziazëm dhe lumturi të paparë, ishte vërtetë një moment prekës dhe lumturie të madhe”, – thotë tekniku i përfaqësueses kuqezi, teksa zbulon edhe takimin me Papa Françeskun dhe qëllimin e këtij eventi” tha Reja, që tregoi edhe detaje nga takimi emocionues me Papën.

“Papa Françesku e kishte kërkuar këtë ndeshje për t’i shprehur mirënjohjen edhe komunitetit rom, që është i margjinalizuar. Madje, kryetari i Shoqatës Botërore të Romëve ishte një kroat, të cilin unë e kam njohur gjatë eksperiencës sime te Hajduk Spliti dhe u ndjeva mirë që u takuam sërish dhe diskutuam për ato kohë. Momenti tjetër kulmor ishte audienca e Papa Françeskut. Në momentin e parë i thashë: “Kam përgjegjësi të madhe, sepse sot jam trajneri i skuadrës së Vatikanit. Shpresoj të bëjmë mirë”, përfundoi tekniku i kombëtares së Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *