• |
ide | kryesore

Braçe i fut “kunjë” deputetëve: Mendojnë se tymi i duhanit te lokali i Kuvendit të mbron nga koronavirusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka folur me tone të ashpra për moszbatimin e masave anti-Covid. Sipas tij, masat nuk zbatohen duke filluar nga Parlamenti dhe më pas në çdo cep të Shqipërisë.


Sipas Braçes, në asnjë vend nuk mbahet maska, madje duke sjellë shembullin e lokalit të Parlamentit, që sipas pihet edhe duhan.


Ajo që deputeti Braçe thotë është që vaksina të bëhen me detyrim.

“Sot bëra një kontroll në ëebsitet e qeverise për të kontrolluar masat e fundit që janë në fuqi për t’u zbatuar. Ka një kakofoni të akteve që ndodhen online, por ajo që është më e rëndë është që masat në këtë vend nuk zbatohen më. Duke filluar nga kjo sallë. Këtu jemi në parlament dhe sipas rregullave në fuqi këtu duhet të mbahen maskat. Këtu pashë kryeministrin dhe disa deputetë, nuk bëhen as 5 deputetë bashkë që mbajnë maskën. Po të dalësh edhe të shkosh në klubin e parlamentit, jo vetëm që nuk mbajnë maskë, por dikush mendon se tymi i duhanit që konsumohet atje të mbron nga koronavirusi. Kur nuk zbatohen masat këtu, mos kërkojë kush që të zbathen masat në çdo cep të Shqipërisë.

Kemi vendosur një rregull, vaksinimi. Ka deputetë që janë të pavaksinuar. Pak janë, por ka. I kërkoi njeri testin për të hyrë në kuvend? Natyrisht që jo. Temperatura matet atje dhe asgjë tjetër.

Kemi masë për orën policore 23-6 të mëngjesit. Nuk zbatohet. Zero dhe të penalizuarit e di kush janë? Të vaksinuarit. Kanë respektuar rregullat janë vaksinuar, janë imunizuar dhe kufizojnë lirinë e tyre për shkak se virusi po qarkullon tek të pavaksinuarit.

Grumbullimet nuk lejohen as me më shumë se 10 veta dhe as më shumë se 50. Kjo nuk zbatohet në asnjë ambient. Nuk zbatohet asgjëkundi, as në sheshin qendror të Tiranës, as në panair tani, nuk zbatohet as në stadiume.

Një gjë kam, vaksinim me detyrim. Do të mbash biznesin hapur, vaksino punonjësit. Do të punosh në restorant, prit vetëm ata që janë vaksinuar, duke nisur nga kjo sallë deri në çdo zyrë të shtetit dhe duke përfunduar tek të moshuarit, ata që po humbin jetën”, tha Braçe.

5 Comments

  1. ne fakt, ta dinte kjoronavirusi qe ishte ti kokrra e bastardit neokomunist ne nje cep te harruar te Evropes, as e kishte marre mundimin te shumefishohej……

  2. Pse lejohet duhani te lokali i kuvendit? Cudi se ligji e ndalon. Po kur ligji nuk zbatohet aty, cfare pret neper klubet e lagjeve apo lokalet e atyre qe jane me te forte se shteti? Cfare mendon per kete kryeministri i surrelit dhe kryeparlamentarja ish kandidate per nuse?

  3. Ca merreni me kete hajdut xhepash me dy gisht bythe. Lereni ne hallin e vet se dhe zoti e ka denuar qe e ka bere si mut i lagur ne shi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu