Pronari i një lokali në Gramsh është arrestuar pasi kishte krijuar kushtet e përshtatshme për përdorimin e drogës në biznesin e tij. Gjatë operacionit, blutë njoftojnë se u vunë në pranga shtetasit: P. F., 51 vjeç, Xh. S., 30 vjeç dhe E. H., 54 vjeç (pronari i lokalit). Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. F., policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një sasi farash kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Kontrolli ka vijuar gjithashtu edhe në një lokal tjetër ku u arrestua në flagrancë shtetasi F. Z., 19 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e ndarë në doza. Në këtë lokal u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: K. D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike, si dhe shtetasit R. B., M. B. dhe D. K, banues në Gramsh, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Çudi, paskan në Gramsh para për të blerë kokainë. Ose është rritur mirqënia në Shqipëri ose ka rënë çmimini kokainës poshtë atij të miellit të bukës.