• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme jep dënimet për Shullazin dhe grupin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Dënohet me 14 vite burg Emiljano Shullazi. Po kështu GJKKO vendosi 12 vite burg për Gilmando Dani, Endrit Qyqja, 10 vite burg, Endrit Zela 10 vite burg, Blerim Shullazi 9 vite burg.


Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij akuzohen për një seri krimesh. Gazetarja Klodiana Lala raporton se procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme. Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.


Po ashtu ajo raportoi se në seancë ishin të pranishëm ishin Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë. Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituat tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk pranohet. Blerim Shullazi ka thënë se: Jam me grip. Nuk dua të vizitohem”. Gjykata po ashtu ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi më regjimin ‘41 bis’. Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

4 Comments

  1. Pse po vazhdonte të mbahej në Bllok Saliu, një dhëndër serb? Pse nuk po shpallej edhe ky ‘armik i futur nga shërbimi sekret serb’, siç ishin shpallur të tjerë më parë? Nga cila anë ishte drejtimi i ‘oksigjenit’ për Berishën?, Oksigjeni vinte nga shërbimi sekret serb ku kishin shërbyer familjarët e Berishës drejt Bllokut? Apo nga blloku i Tiranës drejt Beogradit? Apo Liljana dhe djemtë e Tropojës në Tiranë kishin aq shumë fuqi sa të bënin zëro një histori të tërë të PPSH me ‘spiunët e UDB’? Si u vu ky njeri në krye të Partisë Demokratike?Nje bande me pak ne vend,familja berisha sot ne dite zie shullazi ne burg

  2. Agjenti serb Salih Karaxhic po shkon drejt burgut Le ti hapi lufte Amerikes se pidhin e sheqeres ka per te gjet maloku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu