• |
ide | kryesore

Bilanci ditor i Covid, 357 raste të reja, një jetë e humbur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë, në lidhje me situatën epidemiologjike në vend. Pas kryerjes së 2623 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid 357 qytetarë, shumica prej tyre në kryeqytet, 152 infektime, duke vazhduar me Fierin Durrësin e me radhë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 6438 pacientë aktivë me COVID.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 357 qytetarë, në këto bashki:

152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh,

Statistika (4 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 357
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2623

Testime totale 1,403,281
Raste pozitive 201,402
Raste të shëruara 191,855
Raste Aktive 6,438
Humbje jete 3,109

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3253
Fier 658
Gjirokastër 545
Shkodër 447
Durrës 363
Berat 315
Elbasan 287
Vlorë 200
Lezhë 130
Korçë 127
Dibër 69
Kukës 44



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *