• |
ide | kryesore

Aksion kundër bixhozit në Fier, në kërkim pronari i një lokali

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas Vlorës, policia ka goditur katër pika që vendosin baste të paligjshme në Fier në kuadër të operacionit të koduar “FOREBET”. Tre persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe dy janë proceduar në gjendje të lirë. Sekuestrohen 9 aparate celularë.

4 rastet që u goditën në Fier;

U arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 26 vjeç (punonjës), u procedua penalisht shtetasi F. Xh., 16 vjeç(punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. B., 46 vjeç (pronari i lokalit) pasi gjatë kontrollit të lokalit në lagjen “Apollonia”, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celularë.

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale aparati celular.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Apollonia” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

U procedua penalisht shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen “16 Prilli” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara,” “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *