• |
ide | kryesore

Debate me tone të ashpra Allegri-Morata: “Po bën rrëmujë, duhet ta qepësh”

-Instant, Sport



Një ndeshje jo, mes gabimeve në pasime dhe golave të gabuara në mënyrë të pabesueshme – edhe për shkak të mbrëmjes së mrekullueshme të Sirigut -, nervozizmit në rritje e, në fund, një kartoni të verdhë për protesta dhe zëvendësimi. Nata e Alvaro Moratas nuk ishte tamam për t’u mbajtur mend, veçanërisht nëse asaj që u pa në fushë i shtohet edhe përplasja e ashpër me Max Allegrin në momentin e zëvendësimit.

Duke u kthyer në pankinë, në fakt, spanjolli nuk e fshehu shqetësimin e tij dhe trajneri i Juventusit nuk ia zgjati shumë: “I dhurove një faull, duhet ta qepësh!”, i bërtiti Allegri duke e kapur për krahu. Dhe përsëri: “Je duke bërë rrëmujë!”, ndësa gjatë gjithë kohës Morata përsëriste mes të dëshpëruarit dhe të zemëruarit: “Po çfarë kam bërë!? Çfarë kam bërë!?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *