• |
ide | kryesore

Sarri largon Strakoshën nga Lazio: preferon portierin që kishte te Chelsea

-Instant, Sport



Koha e Thomas Strakoshës te Lazio ka ardhur në fund. Sikur të mos mjaftojë vetëm përzgjedhja e një veterani si Pepe Reina titullar përpara portierit të kombëtares shqiptare, tani ka ardhur edhe vula nga tekniku aktual i bardhekaltërve, Maurizio Sarri. Sipas Gazzetta dello Sport, Lazio po vlerëson me kujdes çështjen e portierëve: Strakosha, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, mund të largohet që në janar, ndërsa në optikën e të ardhmes Reina mund të bëhet numri 2. E kjo sepse Sarri ka kërkuar mbërritjen në kryeqytet të Kepas, të cilin e ka patur në kohët që ishte trajner te Chelsea.

Në fakt mes të dyve ka një episod konfliktual, që në mënyrë të habitshme tekniku e ka lënë mënjanë. Në humbjen e Chelsea me penallti kundër Manchester City në finale të Carabao Cup, portieri spanjoll refuzoi të dilte nga fusha përpara 11 metërshave, për ti lënë vendin Caballeros. Një episod që atëherë e tërboi teknikun Maurizio Sarri, reagimi i të cilit në pankinë bëri xhiron e botës, edhe pse italiani tentoi ta minimizonte: “Mendova që Kepa ishte dëmtuar, ai e kuptoi që doja ta zëvendësoja për një problem fizik e tha se nuk kishte. E kishte të drejtë. Ishte një keqkuptim”, tha Sarri katër vjet më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *