• |
ide | kryesore

Video/ Everton përmbys Arsenal në 10 minutat e fundit: VAR i anulloi dy gola, Richarlison shënoi të tretin

-Instant, F1, Sport, Video



Pas më shumë se dy muajsh, Everton rikthehet të festojë një fitore në Premier League. Të besuarit e Benitez përmbysin Arsenal 2-1 në një ndeshje plot emocione: Gunners zhbllokuan ndeshjen në rastin e tyre të parë me Odegaard, në fund të pjesës së parë, Toffees ringrihen sërish në fund me Richarlison, që pasi VAR i anulloi dy gola, shënoi të tretin në minutën e 79, ndërsa në të dytën shtesë Gray fiksoi rezultatin. Londinezët shpërdoruan mundësinë e barazimit me Aubameyang në minutën e 96 dhe pësojnë humbjen e dytë radhazi.

Tetë ndeshje pa rezultat, një pankinë e lëkundur, por pas më shumë se dy muajsh Evertoni rikthehet të festojë tre pikët në Premier League. Toffees mposhtën 2-1 Arsenalin me një përmbysjen në fund dhe ngritën kokën pas një prej periudhave më të vështira. Pjesa e parë nuk dha emocione të mëdha dhe ishin vendasit që ndërtuan më shumë, ndërsa Gunners luajtën me kundërsulm. Benitez u gëzua në minutën e 45 për një gol të Richarlison, por VAR e anuloi. E sikur të mos mjaftojë, në shtesën e pjesës së parë Odegaard i kalon miqtë në avantazh me një goditje fluturimthi në krosin e Tierney. Ishte goditja e parë në portë e ndeshjes për Gunners.

Në pjesën e dytë, Var i hoqi një tjetër gol Richarlison dhe Everton e pati të vështirë të krijonte rreziqe të mëdha. Loja u ndez në minutat e fundit: në minutën e 79 Grey shpiku një goditje nga jashtë zonës që përfundoi në traversë, por me topin të rikthyer i pari mbërriti Richarlison, që me kokë barazoi rezultatin. Arsenali shkoi pranë një avantazhi të ri me Nketiah, goditja me kokë e të cilit nga krosimi i Sakës u stampua në shtyllë. Goli i shumëpritur i fitores i Everton erdhi në minutën e 92 me një perlë të Gray. Me 2-1, skuadra e Benitez ngjitet në 18 pikë, nga ana tjetër, Arsenal pësoi humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në kuotën 23, gjithnjë e më shumë larg Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *