• |
ide | kryesore

Situatë e qëndrueshme në spitalet Covid/ 15-20 urgjenca në ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situatë e qëndrueshme në dy spitalet COVID në Tiranë. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se prej më shumë se një muaji situata në vend është e qëndrueshme.

“Në spitalin COVID 1 numri i urgjencave ditore shkon nga 15 deri në 20. Pra dhe urgjencat në spitalin COVID 1 janë të qëndrueshme dhe mbeten në të njëjtën shifër. Ndërkohë që është e kuptueshme që një pjesë e madhe e pacientëve vetëkurohen në shtëpi dhe vijnë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në javën e fundit numri i fataliteteve ka rënë, në 21 vdekje në 7 ditë. Nuk ka më shumë se 150-160 pacientë. Shifra mbetet konstante, pa kërkuar shtim të shtretërve spitalorë, pasi kapaciteti shkon në 270”, tha Skëndaj për news 24.

Gjithashtu ai raportoi se ka një rënie të incidencës dy javore.

“Sa i përket infektimeve në 14 ditët e fundit, rezulton se shifra e infektimeve për 100 banorë është më poshtë se 190. Në dy javët e para të nëntorit ishte 277. Ndërsa në shtator-tetor, shkoi mbi 300 infektime për 100 mijë banorë, pra ishte një shifër e lartë që bëri që Shqipëria të dilte nga lista e vendeve të gjelbra.
Kemi një situatë të qëndrueshme sa i përket infektimeve të reja me COVID-19 ashtu dhe për shtrimet në spital”, raportoi Skëndaj.

Ai tha më tej se mosha që vjen më së shumti në spital dhe me komplikacione të rënda, është kryesisht mbi 60 vjeç, madje dominon mosha mbi 70 vjeç dhe në numrin e fataliteteve.

“Ndërkohë në QSUT vijon e njëjta problematikë në qendrën e konsultave, ku çdo ditë ka radhë të gjata qytetarësh që presin për t’u vizituar. Ndonëse në të ftohtë dhe në pandemi, qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra, shumë prej tyre të ardhur nga rrethet”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *