• |
ide | kryesore

Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në, pse mblidhemi në stadiumin AirAlbania

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij përpara shtatores së Azem Hajdarit, lideri historik demokrat Sali Berisha u zotua se momenti i rithemelimit të PD-së po vjen.

“Llogaritë e Edi Ramës se duke marrë peng Lulzim Bashën, mund të marrë peng idealet e PD dhe të shqiptarëve, kanë marrë fund sot. Sot vijmë në një dhjetor të ri, të idealeve më të larta, më të vendosur se kurrë. Do të rithemelojmë partinë e dhjetorit ‘90, partinë e të rinjve dhe të studentëve, partinë e lirisë së shqiptarëve, të votës së lirë. Vijmë sot këtu më të vendosur se kurrë, se ashtu siç përmbysëm dhe çmontuam 31 vite më parë, diktaturën hoxhiste, të përmbysim dhe të çmontojmë edhe narkoshtetin e Edvin Kristaq Ramës dhe pengut të tij, Lulzim Basha. Të rikthejmë në Shqipëri vlerat e lirisë, vlerat konservatore. Të rikthejmë votën e lirë, dinjitetin njerëzor, hapjen e shpejtë të integrimit të vendit në BE. Bashkëpunimin dhe partneritetin dinjitoz me SHBA dhe vendet e tjera të aleancës perëndimore,” tha Berisha.

“11 dhjetori po vjen. 11 dhjetori është dita e madhe e atyre që themeluan PD, e atyre që arritën të përmbysin diktaturën komuniste, e atyre që ndërtuan Shqipërinë demokratike, e atyre që në një moment kritik, u ngritën si Feniksi dhe do të ndërtojnë më 11 dhjetor monumentin madhështor të pluralizmit politik dhe rithemelimit të PD”, vijoi ai.

Berisha tha se Kuvendi Kombëtar do të mbahet në arenën e AirAlbania. Sipas tij, kjo bëhet për shkak që të bëhet një transparencë e plotë për çdo delegat që ka firmosur për thirrjen e Kuvendit.

Berisha tha se në stadium do jenë të ftuar edhe të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit e PD-së.

“Nga ky shesh, ftoj të gjithë demokratët, ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit, ata që kanë firmosur dhe ata që nuk kanë firmosur, të vijnë në Kuvendin e rithemelimit të PD, që do mbahet në arenën e AirAlbania. Do mbahet aty sepse ne do t’u japim mundësinë shqiptarëve të njihen me çdo delegat dhe delegate që ka firmosur e do firmosë rithemelimin e PD dhe pluralizmit politik. Por do t’u japim mundësi simpatizantëve tanë, anëtarëve tanë që nuk janë delegatë, që me dëshirën e tyre të vijën të ndjekin këtë ngjarje madhështore të dhjetorit të ri: Shpëtimin e PD dhe të pluralizmit në Shqipëri,” tha Berisha.



3 Comments

  1. Jo Daku nuk ka pse t’i marrin,do t’shkojne vete ato qe duan.Kuvendi asht i hapur per te gjithe, edhe ne se nuk je mbeshtetes i PD-se.
    Mirardhesh edhe ti (po deshe),por jo si HAFIJE-PATRONAZHIST!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *