• |
ide | kryesore

Video/ Zenit i bën Chelsea një shaka të hidhur: gol në sekondat e fundit, Blues të dytët

-Instant, Sport, Video



Befasi e pabesueshme në fund për Chelsean që rikuperohet 3-3 nga Zenit Shën Petersburgu dhe humbet kështu kreun e grupit H, në ndeshjen e fundit të grupit të Champions League. Kampionët e Evropës në fakt rrëshqasin me 13 pikë prapa Juventusit, që e mbylli i pari me 15 pikë falë suksesit kundër Malmoe. Claudinho, Azmoun dhe Ozdoev iu përgjigjen golave të Werner (dygolësh) dhe Lukaku për djemtë e Tuchel.

Mbërriti në frymën e fundit 3-3 i Zenit ndaj Chelsea, duke dënuar blutë në vendin e dytë në grupin e Juves, me 13 pikë kundrejt 15 të bardhezinjve. Chelsea kaloi në epërsi pas vetëm 83 sekondash me Werner në zhvillimet e një goditje nga këndi. Gjithçka dukej e lehtë për kampionët në fuqi të Evropës, por Zeniti reagoi dhe përfitoi nga amnezia mbrojtëse e Chelsea për të përmbysur rezultatin në vetëm tre minuta: fillimisht Claudinho në të 38′ dhe më pas Azmoun në të 41′ trondisin londinezët, me Kepën të thirrur në cështje mrekullisht për të shmangur trisin në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë muzika ndryshoi dhe Chelsea kërkon barazimin duke u hedhur përpara me të gjithë lojtarët në dispozicion, Zenit nga ana e tij vazhdoi të ishte i rrezikshëm me kundërsulmet e shpejta të Wendel dhe Malcolm. Lukaku rivendosi barazinë me një gol të lehtë me portën bosh në një asistim të Ëerner në minutën e 62, por duhej një blitz i Werner, në pozicion të rregullt (konfirmuar nga Var) për të çuar përpara lojtarët e Tuchel në minutën e 85. Duket e siguruar për Chelsean, por loja është një përmbysje e vazhdueshme dhe në minutën e 94 Ozdoev firmosi një 3-3 të pabesueshëm.

GOLAT E NDESHJES







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *