• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA zbardh vizitën e Escobar në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur vizitën dhe takimet e të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ku takoi kryetarin e PD, Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama dhe Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada thuhet se “Escobar vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

NJOFTIMI

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë. Gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022.



6 Comments

  1. Me pelq me shume ajo ‘lufta kunder korrupsionit’…..
    Gjithsesi s’pati fat, i varfri, ta çvillonte mbledhjen te Fish City i Kar-kalec Lucës……

  2. Sot e keni realizuar pllanin 200%
    Tamam si ne kohen e hoxhkurvit…
    keni takuar ramutin dhe bashkurvin!
    Keta 2 ??shesin nenat grate e femijet e vet per te mbajtur Shqiptaret skllever.
    Bravo kimute escobajge.
    Good bles USA ????????????
    Olimpi (Dr. Sali Berisha) nuk tundet nga dy bajga.

  3. SHBA është e përcaktuar qartë sot, se do të vazhdojë të punojë me Lulzim Bashën dhe PD. Sali Berishës do t’i duhet të presë deri në moshën 81- vjeçare, kur i mbaron mandati Lulzim Bashës, që të provojë ta zëvendësojë. Fakti që mban zonjën Garo në krah mund ta bëjë të ndjehet i ri, por në fakt të gjithëve na duket edhe më plak, edhe më qesharak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *