• |
ide | kryesore

Tatimet paralajmërojnë: Kujdes, certifikata elektronike ka afat vetëm një vit, duhet të riaplikoni

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar tatimpaguesve që rë riaplikojnë për certifikatë elektronike, nëse e kanë marrë atë një vit më parë. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike. Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Çertifikatën Elektronike. Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1 vjeçare, me njё kosto prej 4000 Lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Tatimet sqarojnë se mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё keni vepruar edhe herёn e parё. Klikoni online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 dhe zbatoni me radhё tё gjithё hapat e treguar aty. Gjithashtu mund tё ndiqni edhe videon nё kanalin zyrtar nё Youtube tё DPT-sё nё linkun https://www.youtube.com/watch?v=3EFNggtVElA ku shpjegohen nё mёnyrё tё detajuar veprimet qё duhet tё kryeni./Monitor



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *