• |
ide | kryesore

Ekzekutuan dy nxënës dhe shoferin në Gllogjan të Kosovës, arrestohen tre persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Raportohet se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj. Sipas mediave vendase, motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30. Kujtojmë se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës të 27 nëntorit në Kosovë dhe ka tronditur opinion publik në mbarë vendin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *