• |
ide | kryesore

Kuvendi i Berishës e shkarkoi/ Basha nis mbledhjen me kryesinë, shkarkon 11 kryetarë të degëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme ka shkarkuar 11 kryetarët e degëve, të cilët sikurse bëri me dije një ditë më parë Bardhi, nuk kishin kryer detyrat e tyre lidhur me organizimin e kuvendit të datës 18 Dhjetor. Kështu kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër janë të shkarkuar.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në parti këtë pasdite kryesinë e partisë. Sikurse është bërë e ditur në këtë mbledhje kanë munguar mbështetësit e Berishës që u panë sot në kuvend mes të cilëve Edi Paloka, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Gerti Bogdani, Ervin Minarolli apo Ledina Mandija.



11 Comments

  1. E para keta jane ilegjitim. E dyta si mund te marrin masa disiplinore e te shkarkojne 11 kryetar, kur perveçse jane vet te shkarkuar nga kuvendi i sotem. Deri dje na thonin qe ska per te patur kuvend ne date 11, pastaj jane te falsifikuar firmat, jo po shumicen e kemi ne ne date 18, jo firmat jane hedhur nen avujt e rakise. Tani qe kryetaret e degeve dhe gati 5 mije delegate u verifikuan dhe moren pjese ne kuvend, tani qe vet jane te shkarkuar do na shkarkokan shumicen dhe vet do u mbajtkam me thonj pas karrigeve te ndryshkura ne opozite.

  2. Levizje e pa vlere. Po i shkarkon qe ti shpetoj referendumit per shkarkimin e tij ne date 18. Shume i lodhur dhe mjeran.

  3. E tmerrshme!!!Një person që ka studjuar jashtë mendohet të ketë kulturë demokratike Europiane. Mirë thotë Berisha që ku ka studiuar në Korenë e Veriut!!!!

  4. Jeni ju qorra qe ju mashtron ai komunisti qe keni ne krye. Basha ka te drejten e zotit deri sa ka vulen e partise. Ligjerisht partia ne kete moment eshte e tija. Kur te regjistrohet ne gjykate ( po e mori parasysh gjykata) budalliku i sotem ne stadium atehere po. Por per momentin Basha mund te bej cfare te doje dhe vendim qe u mor sot eshte nul.

  5. Kuvendi i sotem ka ndermare hapa statutore dhe ligjore mese korrekte. Luli eshte nje debil dhe shyqyr qe eshte ne opozite se keshtu si po sillet nqs do te ishte ne pushtet do te meritontw fundin e Causheskut

  6. Nuk po e kuptoni o te uruar se misioni i Bashes ka qen vetem shkaterrimi i PD.Por u doli huq sepse nuk llogariten qe Berisha do hidhte ne gjyq sekretarin e shtetit Amerikan ( unik ne bote ) e do te bente foltoren e cila shkaterroje planet Basha Rama .Perse e ngacmuat luanin ai po flinte e ju e zgjuat e tani perballuni me pasojat

  7. Sipas grupit berishist brenda PD, kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin “Air Albania” dhe nga ky total, thonë ata, 4491 kanë votuar në këtë Kuvend dhe 4446 prej tyre janë pro shkarkimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *