• |
ide | kryesore

“Lul ta prenë biletën” Jozefina Topalli i shkruan Lulzim Bashës nga stadiumi Air Albania

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga njerëzit më të kënaqur sot në PD duhet të jetë Jozefina Topalli, të cilën Lulzim Basha e përzuri nga PD në një nga mënyrat më të dhunshme, kur nuk e kandidoi si deputete pa i dhënë asnjë arsye.

Topalli sheh sot se si Basha po pëson atë që ajo vetë ka përjetuar dikur, kur nga pozitat më të larta ra menjëherë në pozicione të rëndomta. Ekzaltimin, Jozefina Topalli nuk e ka fshehur, por menjëherë ka nisur të filmojë delegatët që zhurmonin në stadiumin Air Albania, shoqëruar me mesazhin direkt për Bashën. “Lul ta prenë biletën” shkruan ajo në Facebook.

Sipas Topallit, delegatët dhe demokratët e mbledhur në Kuvendin e 11 dhjetorit, “po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale”.

Reagimi i plotë i Topallit:

Lulzim kjo eshte PD.

Ti as nuk e njeh, as nuk deshte me e njoh kurre, se ishe i huaj per te.

Keta sot ty te prene bileten.

Keta sot po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale.

 



3 Comments

  1. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, botuesi i gazetës TemA shkruan:

    “Sot Partia Demokratike u nda dhe zyrtarisht nga Berishizmi. Berisha po bën mitingun më të vogël të historisë së tij në stadium Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij duke i qëndruar përballë në emër të vlerave perndimore për të cilat u themelua PD. Dhe në shoqatat e Hysni Milloshit shumica ishin me Enver Hoxhën por shqiptarët jo”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *