• |
ide | kryesore

Superiore, Tirana prova ‘djegëse’ e Laçit, ‘mbrohet’ nga Teuta e derbi

-Instant, Sport



Ndjekësit më të afërt kanë penguar njëri-tjetrin, për fatin e Tiranës ata që e kërcënonin më shumë Kukësi është dorëzuar në presingun që vjen nga poshtë prej Lacit, ndërsa Partizani ka marrë një goditje në ëndërrat e ringritjes nga Vllaznia. Shkodranët me suksesin në Loro Borici kanë mbërritur në kuotën e 20 pikëve, duke vënë në shënjestër Kukësin tre distance larg, por me Xhaferrin që 7 pikët nuk i konsideron të pakalueshme, një sy i shkodranëve mbahet edhe tek Tirana. Bardheblutë bënë detyrën, duke likuiduar Kastriotin dhe si shpresonin kanë rikthyer 4 pikët e distancës sociale me Kukësin, vetëm se tani kanë një kërcënim të ri, me të cilin do të duhet ti bëjnë llogaritë të martën e ardhshme.

SUPERIORE, JAVA 13
12/12/21
Kastrioti 13 : 45 Egnatia
Vllaznia  16 : 45 Skënderbeu
13/12/21
Teuta       16 : 45 Kukësi
Partizani 19 : 45 Dinamo
14/12/21
Laçi          13 : 45 Tirana

12 javët e para nuk kanë stabilizuar diferenca të mëdha dhe për kreun janë ende me shpresa shumë skuadra, edhe pse renditja lexon 3. Është për Europën gara më e komplikuar dhe ku asgjë nuk mund të parashikohet, me 7 pikë ndërmjetëse nga vendi i tretë në të shtatin e Dinamos. Nëndetësja ndoshta është më pak e interesuara në këtë moment, për krizën në të cilën është përfshirë e për faktin se dy pikë pas tyre është zona e rënies nga kategoria. Aty askush nuk është komod, aq më tepër Egnatia që me humbjen në debutimin e Ramadanit, është kaluar nga Skënderbeu, pavarësisht se të dy janë me 11 pikë. Kujdes duhet të bëjë edhe Partizani, që me 15 pikë mund të shohë nga Europa, por bën mirë të ruhet edhe pas shpinë: nëse 7 pikë larg mendojnë për titullin, 4 duhet ta bëjnë Dajën të reflektojë edhe mbijetesën. Në krahasim me një vit më parë luhatjen më të madhe e ka Tirana kryesuese, +11 nga vendi i gjashtë i vjetshëm e Kastrioti -11 nga zona e sigurisë në të cilën ndodhej sezonin e kaluar. Ai që ka ruajtur balancën më shumë është Laci po i katërti, por vetëm këtë herë me një pikë më pak…

# SKUADRA N     F   B   H GS  GP  P
1 Tirana             12    8    3    1    24    8    27
2 Kukësi            12    7    2    3    26    14  23
3 Vllaznia          12    5    5    2    20   15   20
4 Laçi                 12    5    3    4    19    14   18
5 Teuta              12    4    5    3    14    14   17
6 Partizani        12    3    6    3    12    11   15
7 Dinamo          12    3    4    5    10    20  13
8 Skënderbeu   12    2    5    5    11    16   11
9 Egnatia           12    2    5    5    9     16   11
10 Kastrioti       12    1    2    9    8     25    5



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *