• |
ide | kryesore

FOTO/ E dashura e Lautaros ngre zërin kundër një koncepti: “Nuk jam mantenutë”

-Instant, Sport



Agustina Gandolfo, e dashura e Lautaro Martínez, ka rrëfyer veten në një intervistë të gjatë me mikrofonat e Hola Argentina dhe u vësul kundër konceptit të Wag: “Edhe pse me Lautin jemi të rezervuar dhe tregojmë pak nga intimiteti ynë, do të doja që të reshtej së pari gruan e futbollistit si një vajzë që e mbajnë, një mantenutë. Është një ide e tmerrshme që qarkullon nga injoranca dhe me të cilën nuk jam aspak dakord. Para se të jem gruaja e një futbollisti, jam nënë, punëtore, studente… Më çmend. Është një fjalë (wag) që duhet eliminuar nga gjuha, ka një konotacion shumë negativ. Edhe partnerja e një avokati nuk ka detyrimisht një diplomë, ndaj pse duhet ta kemi ne?”.

Vajza ka folur edhe për Wanda Narën dhe indirekt për tradhtinë e pretenduar të Mauro Icardit: “Nuk e konsideroj veten mike, por i jam shumë mirënjohëse, sepse ajo ishte një nga ato që i bashkohej grupit kur unë nuk flisja asnjë fjalë italisht. A kam menduar ndonjëherë të bëhem menaxhere e Lautaros? Në asnjë mënyrë. Unë i respektoj ata që e bëjnë, por nuk ndihem e përgatitur dhe as nuk do ta përziej marrëdhënien tonë me këtë. Nëse e kontrolloj në mediat sociale? Ne të dy respektojmë shumë privatësinë e njëri-tjetrit dhe personalisht kam një teori: besoj se nëse duan të jenë të pabesë, do të jenë njësoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *