• |
ide | kryesore

“Po të barazonim sot, rrëzoheshim”: Ndreu me karta të hapura e sytë nga merkato

-Instant, Sport



“Ndeshjet e fundit kemi pas shumë mungesa. Tirana, Partizani kanë investuar shumë dhe ne nuk mund të afrohemi me ta. Nëse ndeshja e sotme do të dilte barazim, do të kishim probleme”. Me këto fjalë, tekniku i Kastriotit Ramadan Ndreu ka treguar qartë rëndësinë e fitores 1-0 kundër Egnatias, pavarësisht se krutanët janë ende në vendin e fundit të renditjes. Mjaftoi një gol i Ajazit për ti dhënë një shtysë të re sezonit, me teknikun që nuk resht vlerësimet për sulmuesin: “Jam i kënaqur me fitoren, Ajazi shënoi, u zhbllokua dhe jam i kënaqur me të sepse punon dhe stërvitet shumë. Puna jonë e vazhdueshme është ana psikologjike dhe shpirtin e garës e kemi treguar në fushë. Për sfidën e radhës ndaj Skënderbeut do të shkojmë në Korçë për të dhënë më të mirën dhe maksimumin dhe pse jo për tre pikë”.

Një ndeshje, ajo e Korcës, që ka të njëjtën vlerë me testin që Kastrioti sapo kaloi. Natyrisht që Ndreu duhet tia dalë me lojtarët që ka në dispozicion, në pritje të merkatos së janarit, që mund ti sjellë ndonjë dhuratë më shumë teknikut: “Kemi biseduar me presidentin dhe stafin që duhet të ndërhyjmë në merkato. Kemi piketuar disa në çdo repart. Merkato e janarit është e varfër edhe në Shqipëri dhe jashtë shtetit, por ne kemi nevojë për merkato. Besoj se me këto 3-4 lojtarë që jemi në bisedime, nëse konkretizohen, do të na shpëtojmë”, përfundoi Ndreu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *