• |
ide | kryesore

Tersi i Milan, ngatërrimi i emrit të Messias: në fanellën e brazilianit ka një ‘e’ tepër

-Instant, Sport



Nga Messias në… Meessias. Braziliani i Milan, që është bërë protagonist në ndeshjet e fundit me golat e shënuar, është hedhur në fushë nga Stefano Pioli në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes në Udine, në vend të Krunic e menjëherë telekamerat janë fokusuar tek gabimi në fanellë: në emrin e tij në fakt ka një ‘e’ tepër…

Një gabim që u duk se ishte edhe tersi në një ndeshje në të cilën Milan nuk arriti të fitojë, duke limituar dëmet vetëm falë akrobacisë së Ibrahimovic në minutën e dytë shtesë, por pa evituar rrezikun e parakalimit nga Inter, nëse zikaltrit fitojnë me Cagliarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *