• |
ide | kryesore

“Burri i deputetes së PS solli skenën e Kuvendit”, Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës: Kukulla e Ramës shpifi publikisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Përmes një mesazhi, Berisha thekson se Basha shpifi para mediave mbi koston e organizimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas Komisionit të Rithemelimit te PD-së, kostot do të bëhen transparente në ditët në vijim. Madje ai hodhi poshtë se burri i deputetes Blerina Gjylameti ka sjellë skenën e ndërtuar në Air Albania.

REAGIMI I KOMISIONIT TE RITHEMELIMIT

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim. Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë! E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona! Grupi i organizimit të Kuvendit



3 Comments

  1. lali plehu i jep leje ristanit burri kesaj buces ndihmon me skenen dhe ai spiuni sigurimit edmond spaho lavderon lali plehun pastaj shajne bashen qe vete e vune dhe tani po ja u fut sa krahu rrace e poshter komunistash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *