• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, sekuestrohen pasuritë e Lefter Kokës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë sekuestruar pasuritë e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka. Të sekuestruara janë edhe të dyja shoqëritë e përfshira, “Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services”. Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

“Po kështu, me vendimin nr.484 akti, datë 13.12.2021 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive”për personin juridik “Albtek Energy” sh.p.k., me seli qëndrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive”për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit L.K., të “88, 19 %” të aksioneve në pronësi të tij në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës, që iu korespondon vlera prej 972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale”,. thotë SPAK.



5 Comments

  1. Lapsi! Raportoni edhe per Ben Blushin, qe krejt papritur la drejtimin e Top Channel, pak para se Lefteri te hante prangat. Dihet qe pas inceneratoreve eshte edhe Beni me bashkeshorten e tij qe figuron pronare ne Bullgari, si edhe Vjollca Hoxha, pronare e Top Channel, qe eshte edhe bashkepronare me Stela Gugallen ne biznesin Kudopay.

  2. Po ketu cdo kush qe ka punuar me rilindjen nepermjet PPP eshte per ne burg dhe sekuestro. Puna eshte qe drejtesine e dirigjon vet mafja.

    1. i paemer i 19.27, mos u bej kaq egoist, i ndajme per 1.2 m euro, vej dhė une burg, madje dal edhe ne TV tu buzeqesh, bej botoks stretching per surratin ngre dhė prapanicat, do i duroj dhimbjet se kam 15 vjet qe punoj si qen me rroga qe te tjeret me thone “aq sa e ke ti rrogen ma duhet te paguash kafet c’do mengjes”, edhe 25 vjet apo 250 vjet te punoj prap aq lek nuk do kem fituar. Si nuk vodhem nje leter A4 ne kete dynja xhanem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *