• |
ide | kryesore

BE ndan 35 milion euro për vaksinimin e vendeve partnere të Europës Lindore

-Instant, Lajme, Planet



Në Bruksel u firmos një marrëveshje për dhurimin e qindra mijëra dozave për vende si Gjeorgji, Ukrainë, Moldavi, Armeni, Azerbajxhan dhe Biellorusi. 35 milion euro të përkthyera në vaksina kundër Covid. Është kjo marrëveshja e firmosur në Bruksel, si pjesë e planit për dërgimin e vaksinave Pfizer në vendet partnere të Europës lindore.

Bashkimi Europian përshpejton hapat për sa i përket furnizimit me vaksina të vendeve të Europës Lindore në përpjekje për të ndaluar valën e katërt të infektimeve me Covid. Në Bruksel u firmos një marrëveshje për dhurimin e qindra mijëra dozave për vende si Gjeorgji, Ukrainë, Moldavi, Armeni, Azerbajxhan dhe Biellorusi, ku deri tani vetëm një numër i vogël banorësh kanë kompletuar ciklin e vaksinimit kundër Covid.

Plani prej 35 milion eurosh parashikon dërgimin e një sasie të parë dozash, 400 mijë vaksina Pfizer, nga Portugalia në Armeni, por janë disa shtetet anëtare që janë treguar të gatshme për të qenë pjesë e këtij programi.

Sipas komisionerit për zgjerim me këtë plan do të ketë më shumë vaksina që do të shpërndahen në mënyrë më të shpejtë dhe më ekonomike.
Marrëveshja u firmos nga komisioni europian dhe Polonia e cila do të kontribuojë në transportin e vaksinave. Polonia do të ketë si detyrë të dërgojë dozat e duhura duke u bazuar në nevojat që ka secili vend i partneritetit lindor.

Programi do të zgjasë deri në qershor 2023, deri në ezaurimin e kontributit europian. Plani gjithashtu synon dhe përmbushjen e objektivave të OBSH-së në luftën kundër Covid: vaksinimin e plotë të 70% të popullsisë brenda gjysmës së parë të vitit 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *