• |
ide | kryesore

Sherr për radhën në market, dalin pamjet e vrasjes së Jurgen Dukës në Tiranë(VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Pamjet nga vrasja e 29-vjeçarit Jurgen Duka pak pas mesnatës së sotme në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë kanë dalë. Nga pamjet e publikuara, Jurgen Duka, së bashku me mikun e tij O. D., ndodhen në kasën e marketit. Më pas, shihet se si Jurgeni, ka nisur një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bën pagesën, me një tjetër blerës. Në debat përfshihet edhe shoku i viktimës. Për të shuar konfliktin ndërhyjnë edhe persona të tjerë, të cilët nuk dihen nëse janë blerës të çastit apo shokë me viktimën ose autorin.

Konflikti verbal përshkallëzohet deri në përplasje fizike, gjatë të cilit autori, nxjerr armën dhe qëllon ndaj 27-vjeçarit. Klientët largohen të alarmuar pas të shtënave, ndërsa viktima, bie menjëherë në tokë pa ndjenja. Në godinë, mbetet vetëm viktima dhe shitësi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje është marrë shoku i viktimës dhe personat e pranishëm në vendngjarje.



3 Comments

  1. droga, nen ndikimin e droges nen presionin se kush eshte me i forti…

    po ti shplash trurin me histori suksesi te droges banditeve dhe te forteve , me modele deputete
    drejtora kryetare bashkie etj , viktima do kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *