• |
ide | kryesore

“Skena e Berishës u soll nga burri i Gjylametit”/ Deputetja e PS-Bashës: Përballu me drejtësinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar ditën e sotme pas akuzave që kreu i PD, Lulzim Basha hodhi në drejtim të bashkëshortit të saj. Sipas Bashës, ka qenë bashkëshorti i Gjylametit ai që solli skenën nga Italia dhe e vendosi në “Air Albania” për Kuvendin e 11 dhjetorit, që u organizua nga Sali Berisha. Ndër të tjera në reagimin e saj, ajo shkruan se e mirëkupton gjendjen e vështirë në të cilën Basha ndodhet, por nuk i justifikon akuzat e këtij të fundit.

Deputetja thekson se kompania për të cilën foli Basha nuk ka asnjë lidhje me të, e me familjarët e saj e për këtë paralajmëron hedhjen në gjyq të kreut të PD.

E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist. Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake… Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…

Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste. Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë”-shkruan Gjylameti.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *