• |
ide | kryesore

Snoop Dogg ngatërrohet me emrat e të nominuarve në ‘Golden Globes’

-Instant, Paparazzi, Slider



“Golden Globes 2022” kishte zgjedhur Snoop Dogg si personazhin i cili do të lexonte emrat e fitusve të çmimeve të fituara, por fatkeqësisht kjo rezultoj një eksperiencë famekeqe për të.

Reperi i njohur jo vetëm që nuk arriti t’i shqiptonte mirë emrat e të pranishmeve, por u shndërrua menjëherë në meme në të gjitha rrjetet sociale. Kur ai shpalli emrin e Ben Affleck për aktorin më të mirë në rol dytësor për dramën e tij “The Tender Bar”, reperi e quajti atë “Been Afflay”. “Faji im, më fal, Ben Affleck, më fal për atë Ben!” – tha shpejt Snoop pas gafës së tij të vogël. Kur njoftoi nominimit e yllit të “Belfast”, Ciarán Hinds në të njëjtën kategori, Snoop tha “Ca-ron, nuk më vjen keq, Karen Hinds!”

Njeriu i njohur më parë si Snoop Lion e quajti gjithashtu regjisorin e “Dune” Denis Villeneuve, “Dennis Villain Uawver”, gjatë leximit për kategorinë e regjisorit më të mire për film. Pavarësisht polemikave të fundit rreth “Golden Globes” të vitit të ardhshëm, fansat u befasuan kur panë Snoop në ekran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *