• |
ide | kryesore

Vuçiç: Po forcojmë ushtrinë edhe pse Prishtina dhe Zagrebi janë mërzitur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 16 janar, Serbia do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar ta mbajë atë edhe në Kosovë, përkatësisht në pjesët ku jetojnë serbët.

Sipas mediave në Serbi, Vuçiç ka njoftuar sot kabinetin qeveritar serb se ka marrë njoftim joformal se kjo nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës, njofton B92.

Më pas, ai ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun.

“Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, – ka thënë Vuçiç.

“Shpejtësia e përparimit të Serbisë, në rajon po shikohet me shqetësim të pjesshëm ose dëshirë për të mos ecur me atë shpejtësi. Sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e ushtrisë sonë, Zagrebi dhe Prishtina janë më të pakënaqurit”, – tha me tej Vuçiç.



3 Comments

  1. Ky të ha mutin, Kroacia e qin e vetme, jo më tani që është në NATO e BE. kUJTON SE Rusia do ta rruajë shumë për të.

    I shet ca armë rangalla, që nuk i përdor vetë dhe e mba si mashë kundër Perëndimit.

  2. Normale Serbise u hap kapitulli i ri i negociqtave me BE dhe shume shpejt do behet antare me te drejta te plota, para se Shqiperise ti hapen negociatat. Kjo do te thote se me hyrjen ne BE te Serbise, pamvarsia e Kosoves vihet ne Pikepyetje dhe jo me te mendoj per Heqje vizash. Kosovaret do mesyjne per te marr pasaporta Serbe. Ndersa Shqiperia zyrtare sorosiane do uli breket dhe do jete nen tutelen Shoviniste Serbe me ne krye Piktorin sorosian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *