• |
ide | kryesore

OBSH: Vaksinat më pak efektive kundër infeksionit dhe transmetimit të Omicron

-Instant, Lajme, Planet



Sipas të dhënave të deri tanishme, vaksinat anti-Covid mund të jenë më pak efektive kundër infeksionit dhe transmetimit të lidhur me variantin Omicron, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë  në një deklaratë.

Gjatë konferencës së tij javore epidemiologjike, OBSH tha se Omicron kishte gjithashtu një rrezik më të lartë të ri-infektimit Sipas njoftimit, nevojiten më shumë të dhëna për të kuptuar më mirë shkallën në të cilën Omicron mund të shmangë imunitetin që rrjedh qoftë nga vaksinat, qoftë nga sëmundjet.

“Si rezultat, rreziku i përgjithshëm i lidhur me variantin e ri mbetet shumë i lartë”, theksohet në deklaratë.

Varianti Omicron ndoshta është i pazbuluar në shumicën e vendeve, ndërkohë OBSH paralajmëroi se varianti Omicron po përhapet me një ritëm të paprecedentë dhe është përhapur “ndoshta” në shumicën e kombeve pa u zbuluar.

“Realiteti është se Omicron është ndoshta në shumicën e vendeve edhe nëse nuk është zbuluar ende. Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë në asnjë variant të mëparshëm,” u tha gazetarëve shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *