• |
ide | kryesore

Basha e dredh për “21 janarin”: E kisha për gjuhën që përdori Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”.

Kjo ishte deklarata e kryetarit të PD-së Lulzim Basha ditën e tensionuar kur Sali Berisha shkoi me Komisionin e Rithemelimit në selinë blu. Të gjithë këtë e kuptuan këtë si një ndryshim të qëndrimit të Bashës për rolin e Berishës në këtë ngjarje ku në demonstratën e opozitës u vranë 4 protestues.

Por në emisionin “Open” Basha bëri një kthesë 360 gradë duke i dhënë një tjetër këndvështrim deklaratës së tij. I pyetur nga gazetarët, Basha tha se nuk e ka pasur atë deklaratë për mënyrën si u soll Berisha, por për mënyrën si u shpreh Berisha pas 21 janarit dhe fjalorin që përdori pas ngjarjes.

“A më dëgjuat mua të përdorja ndonjë fjalor: horr, etj. Unë isha aty. Unë nuk i kam parë pamjet, por më thanë që kur erdhën në PD i binin derës me këmbë.

Po të kishte mbizotëruar emocioni do kisha dalë në konferencë për shtyp dhe nuk do kisha lënë gjë pa i thënë se ai erdhi me njerëz me precedentë penalë. Unë iu përgjigja me edukatë. Diferencimin e kam bërë me vetëdije” – tha Basha, por gazetarët i vunë në dukje se kjo ishte një tërheqje nga deklarata e bërë më parë.

“Nuk tërheq asnjë deklaratë. Punë e madhe se është e pabesueshme kjo për gazetarët. 21 janari ishte përpjekje e Edi Ramës për t’u imponuar me një grup gangsterësh pas videos së Metës me qëllim që të krijonte trazira dhe të merrte pushtetin. Gjuha që përdori Berisha pas ngjarjes…

Ti thua i vrau Berisha? Jo mor zotëri. Ka pasur procese për atë çështje. Janë dënuar njerëz. Unë kam folur për gjuhën e Berishës pas 21 janarit” – tha Basha në Open. ©LAPSI.al       



10 Comments

    1. Ceshtja shqiptare eshte nje nyje problemesh e shkaktuar prej interesasave te fuqive te medha. Ku farefisi komunist po ecen jo sipas nevojes se popullit por sipas interesit ndar mes vete dhe mbeshtetesve te tyre. Zgjillja vjen ne kompleksitet.nga brenda ska gjenerim zgjilljes .se ska burim fuqije dhe angazhimi masiv.e keqa eshte ne kulmin e vet dhe angazhimi perte eshte i pranueshem ne mezin ton perderi sa ne votime njerzit shiten per nje thes mjell.ka hyr kuptimi por akoma jo kultura angazhimit ne dobi si domosdoshmeri .jemi te mbeshtjell nga kriminalizimi qe ka shkaktu burime krimi antivler injoranc

      1. Rreformat e farefisit komunist si klas politike kan shkaktuar fukarallek burime krimi dhe kriminel te pafajshem breza te tere .krime ne gjitha drejtimet munges zhvillimi probleme pa zgjillje tani akuza .ky eshte fryti politikave qellimeve ndaj nesh coptimi etnik per te gjith ato .qe sollen ne mezin tone ket dhoj organizim jete sisteme funksioni me perfaqsues fisin komunist prej nje shekulli me emrin klas politike etj ndolli keshtu se i till eshte interesi tyre .tani po shohim nje tragjikomedi te vertete me menyren si i ekspozojne orientimin e interesave te tyre praktikisht dhe propogand e ligje.duke filluar nga fuqit e mella e deri tek punojsi me i thjeshte shteteror perball popullit vet i teri nje unitet djallezor interesi qe njeriun e thjesht e zhvesh teresisht nga cdo e drejt per cdo dit qe kalon

  1. Keshtu te thane te thuash Shkullak, ku ishte e dredhura? Basha ju spjegoji shume qarte cfare ai ka thene pra jo cfare doni ju te thote.

  2. Me falni o shok, po a nuk e ka pranu vet me gojen e tij Berisha se Jo vetem 4 po ishte gati te vriste dhe 4 mij. E ka then me gojen e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *