• |
ide | kryesore

Atentati në Vlorë, makina e dyshuar e autorëve gjendet e djegur në Fier (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo është makina e autorëve të atentatit me tritol ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Indrit Sadedini, ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë. Makina tip ‘Mazda’ me targa AA 014 IC u gjet në zonën e Darëzezës në Fier dhe është e shkrumbuar totalisht. Edhe pse duket e vështirë gjetja e provave, automjetit pritet t’i bëhet ekspertiza totale nga grupi hetimor. Ndërkohë, për ngjarjen dyshohet se kanë marrë pjese tre autorë, dy lëviznin me makinë dhe një i tretë e ndiqte shënjestrën në distancë. Policia ende vazhdon hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *