• |
ide | kryesore

U shkarkua nga qeveria pas arrestimit nga SPAK/ Fatos Tushe heq dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka hequr dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas gazetares Klodiana Lala, seanca ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, në orën 11:00. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Tushe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra me vendim të qeverisë.

Vendimi është marrë dmë 7 korrik në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit. Në vendimin e firmosur nga Rama thuhet se shkarkimi i kryebashkiakut Tushe nga detyra është bërë, për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua pak kohë më parë nga SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderin e kanalit vaditës në Lushnjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *