• |
ide | kryesore

Mesazhi i Krishtlindjes nga Imzot George Frendo: Një komb është i fortë kur kujdeset për të dobëtit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në prag të festës së Krishtlindjeve, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë Durrës, Imzot George Frendo, ka bërë dhe mesazhin e urimit për të gjithë shqiptarët dhe besimtarët e krishterë. Në komunikimin e tij, theksohet nevoja për të falur dashuri dhe bujari ndaj njerëzve në nevojë dhe më të dobëtve. Këtë ai e kërkon edhe nga politikanët. Ai thekson se ato nuk duhet që të mendojnë për interesat e tyre personale dhe partiake, por për të mirën e përbashkët të vendit dhe të qytetarëve.

“Në këtë moment a mund të mendoni për ndonjë person që, në këtë kohë aq të veçantë, ka nevojë që ti ta ndash gëzimin tënd më të? A mund të bëhesh për të postier apo postiere gëzimi, dukë i dhuruar buzëqeshjen tënde, dashurinë tënde, e ndoshta edhe ndonjë dhuratë të vogël? A ka afër shtëpisë sate, një plak ose një çift pleqsh që banojnë vetëm e nuk kanë pasur asnjëri për t’i uruar: “Gëzuar Krishtlindjen!”? Dhe këtë duhet ta bëjmë jo vetëm ne, por edhe politikanët dhe ata që kanë në dorë fatin e vendit tonë. Në lindjen e tij Jezusi bashkohet me më të varfrit. Ai i ka mbrojtur dhe edhe ne duhet t’i mbrojmë”, shprehet Imzot George Frendo.



4 Comments

  1. Nuk na the se ne cfar ore do e festoni Krishelindjet kete vit.
    Kam degjuar se do ti festoni qe ne 22:00, nqs eshte e vertete tju vij turp…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *