• |
ide | kryesore

Skandali me databazën e targave, DPSHTRR distancohet: Aksesohet nga shumë institucione

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Skandalet me të dhënat e mijërave shqiptarëve kanë marrë një tjetër dimension, ku sot janë publikuar targat dhe llojet e automjeteve që kanë në përdorim qytetarë të ndryshëm.

Lidhur me këtë skandal ka pasur një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke u distancuar nga nxjerrja e të dhënave, ky institucion thekson se ka nisur një hulumtim dhe kërkim suporti nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.

Sipas DPSHTRR, të dhënat e targave aksesohen nga shumë institucione dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat

“Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.” theksohet në reagimin e DPSHTRR.

Kujtojmë se më parë janë publikuar të dhënat të pagesave si në shtet ashtu edhe në privat, të mijërave qytetarëve. Kjo ka sjellë debate të mëdha lidhur me sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve.



10 Comments

  1. Po e kuptua qe kand dale nga e-albania. Por mire te na e bejne. Nuk reaguam deri ne doreheqje sikurse e meriton kjo qeveri. Tani le te na tjetersojne pronat e te na vjedhin llogarite bankare ose te marrin kredi dhe te hapin biznese me emrat tane.

      1. Eshte e kundraligjshme sperndarja vec me wapp privati nga miqte, dhe me kujdes se e ha kot nga spaku gjejne na i fakir popull

  2. Po si u aksesokan nga shume institucione targat o Blendi Gonxhe robqiri???? Po pse ku i maril targat ne ke Ministria e Bujqesise? Te thertorja? Te Tatimet? Te Ujsjellesi?

    O shqiptar, do i qini robt kesaj qeverie njehere te vetme se qeveria ju ka shkerdhyer mjaftueshem per 3000 e sa dite?

  3. Hahaha po si nuk u lodh burgu duke e pritur Saliun eee??? Me duket se sdo e le burgun te prese Ramazani. O patronazhist, zullumi keputet kur trashet. Kshu qe Ramazani me ndihmen e sufllaqeve si puna jote po i qi nenen vetes fatmiresisht sepse fatkeqesisht shqiptaret nuk ishin te zote te ndrihen kundra ketij demoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *