• |
ide | kryesore

Dhurata e fundvitit për Liverpool vjen nga infermieria: katër të shëruar nga Covid

-Instant, Sport



Lajme të mira për Jurgen Klopp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Leicester: Thiago Alcantara, Fabinho, Virgil Van Dijk dhe Curtis Jones kanë dalë nga tuneli i Covid dhe janë gati të luajnë sërish për Reds. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri gjerman i skuadrës së Merseyside, duke konfirmuar se “djemtë që ishin në izolim janë kthyer. Thiago ishte i fundit dhe që prej ditës së djeshme është duke u stërvitur sërish me skuadrën”.

Liverpool pa ti shtyhej ndeshja e Boxing Day kundër Leeds, për shkak të shumë rasteve të Covid-19 në rradhët e kundërshtarit, por edhe ekipi i Klopp kishte disa probleme në skuadër, ende e paplotësuar plotësisht: “Ne kemi një nga lojtarët e rinj dhe dy anëtarë të stafit, që ende janë në izolim – shtoi Klopp -. Çdo mëngjes është paksa si një lloj llotarie. Të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë… Kjo është situata aktuale, por për pjesën tjetër gjithçka është në rregull”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *