• |
ide | kryesore

Kapet me drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi është kapur me lëndë narkortike. Sipas “Bluve”, gjatë kontrollit fizik të riut, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 31-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.,  31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *