• |
ide | kryesore

Kremlini po e shqyrton ftesën e Stoltenbergut për takimin NATO-Rusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Ministria e Jashtme ruse e ka pranuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar mbajtjen e një takimi në kuadër të Këshillit NATO-Rusi muajin e ardhshëm, por Kremlini nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë.

“Jemi duke e analizuar mundësinë”, ka thënë një zëdhënës i Kremlinit, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.

Formati i takimit dhe përbërja e delegacionit rus është duke u shqyrtuar, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko. Një zëdhënës i NATO-s është cituar të ketë thënë, sipas agjencisë së lajmeve AFP, se aleanca ka kontaktuar Kremlinin, për të siguruar pjesëmarrjen.

“Jemi në kontakt me Rusinë” rreth takimit, ka thënë zëdhënësi, që ka kërkuar të mos identifikohet.

Këshilli NATO-Rusi, është themeluar më 2002, mirëpo aktualisht nuk është aktiv për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase. Nëse takimi zhvillohet më 12 janar, siç ka propozuar Stoltenberg, ai do të shënonte organizimin e parë të Këshillit pas 2 vjetësh e gjysmë. Ky është takimi i parë që është propozuar prej kur Moska ka kërkuar që NATO-ja t’i japë fund zgjerimit në lindje, ashtu si edhe bashkëpunimit me shtetet si Ukraina dhe Gjeorgjia. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se disa kërkesa janë të pamundshme apo edhe në kundërshtim me vlerat e Perëndimit, mirëpo Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përfshihen në bisedime në fillim të muajit janar./ REL



1 Comment

  1. Cfar kerkohet dhe cfar eklipsohet.dhe cfar eshte me e dobishme se se me e demshme per te gjith.kerkohen interesa .pamundesija permbushjes shell fund permbysjes te tyre.domosdoshmerit sjellin marrveshje ndryshim 360 grad me histori plane pas ketije takime asnjeri pal sdo jet si me par .mir eshte qe te mos zhgenjehen te jen paresore lirit te drejtat haku per gjithcka jo interesi mbasi I perket si fuqi kosto vetem te shkuares dhe sduhet te mbaj peng te ardhmen njerzore .keshtu do ishte dobija me e malle se demi per shumicen njerzore.shpresoj te ndjekim RRUGEN e dobis qe luften ta zevendesojn me paqe urrejtjen me dashuri problemet me zgjillje .shpresoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *