• |
ide | kryesore

Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK gjyqtaren: Veprime skandaloze dhe abuzive

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministria e Drejtësisë ka bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së shkarkuar nga Vetting-u, Klorinda Çela.

Ka qenë vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili ka bërë të ditur këtë kallëzim duke thënë se Klorinda Çela, vetëm pak dit para se të shkarkohej, ka bërë veprime skandaloze dhe abuzive me detyrën e si gjykatëse. Manja ka shpjeguar edhe rastin konkret të përplasjes me gjyqtaren Çela duke thënë se kjo e fundit ka bllokuar një investim madhor të qeverisë me vendimmarrjen e saj.


Ka qenë njësia Antikorrupsion e Ministrit të Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit, që i kërkojnë SPAK-ut marrjen si të pandehur të gjykatëses.

“Jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur aspo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë. pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, këshilli i ministrave, ministria e kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe ministria e kulturës, gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimarrje për sigurim padie pa palët.” tha mes të tjerash Ulsi Manja.

10 Comments

  1. Prit pak mora gamor minister, ça është kjo qendër fëmijësh me teatër kukullash te garda që doni të bëni kur ke teatër kukullash më qendër që mezi mbijeton. Ça është kjo një tjetër marrëveshje për ndërtim pallati me teatër poshtë si në rastin e Teatrit Kombëtar? O hajdutë me çizme!

    1. O shshshshsh, o derr, o tualet, cfare do te thote doli kunder qeverise bandito-drogaxhije dhe kunder avukatures se nagretes, o felliqesise, o derr!

  2. Dikush ti jape nje Kod te Procedures Civile Ministrit. Nese ka dhe ligjet e tjera qe rregullojne pushtetin gjyqesor le tja jape.

  3. I bie qe gjykatesja ka te drejte.kurse kete uls felliqsiren e paska marre malli per bukuroshen e fjetur arta mrik marku.

  4. Ylsi legeni sherbetor i Rames ne drejtesi, Ylsi personazh krimi i dosjes se vjedhjeve te zgjedhjeve ka denoncuar gjyqtaren se ka dhene nje vendim ne mbrojtje te pronareve legjitim te tokes te ish garda. Rama dhe shpura e neveritshme e nepunesve te tij i urrejne pronaret e ligjshem dhe favorizojne vetem banditet me pushtet dhe bandat e tyre. Nuk zune mend nga Beketi keta zuzare por intimidojne publikisht drejtesine per te dhene vendime vetem ne interes te mafies se ndertimit te lidhur me pushtetin.

  5. Ne kete vend te paradoksesve te pafundme te ben pershtypje se si nje palo minister si Ulsiu, miku i Shukriut te famshem te Peshkopise del dhe zbaton urdhrin e Rames verberisht.

    Ky vend ka shume pak gjyqetare si zonja ne fjale qe ka ndalur nje tjeter masaker qe po i behet ketij vendi.
    Ne nje vend normal ose dhe afrikan qytetaret e Tiranes duhej te protestonin kur nje minister si ky bejne cdo gje per te cuar ne vend axhenden e oligarkeve. E njejta gje si me Teatrin, tani duan dhe nje teater kukullash ne nje ndertese te larte!!!

    Mallkuar qofte raca mavi!

  6. Cfare NDYRRESISH.

    Qeveria akuzon Gjykaten.

    Keta mbajne ere Mut deri ne Gryke.

    Lista e maskaralleqeve te Rilindasve eshte pa fund.

    Te pafytyre.

    Perse NUK akuzojne vehten per Koncesionet dhe dhuratat qe kane bere me pronen publike?

    Keta Rilindas e dine vehten edhe Gjykates.

  7. O shshshshsh, o derr, o tualet, cfare do te thote doli kunder qeverise bandito-drogaxhije dhe kunder avukatures se nagretes, o felliqesise, o derr!

    1. Gjyqtares bravo i qofte
      Po ky nuk sqaron kush e kërkoi sigurimin e padise
      Mesa di un per te bere nje sig padije i interesuari se pari paraqet tapine dhe depoziton një shumë lekësh
      Klorinda cela ka shume vjet gjyqtare nuk ngeli tja mesoje ky (grosh e gjiza )ligjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.