• |
ide | kryesore

Ujësjellësi i Fierit apel qytetarëve: Mos e përdorni ujin për të pirë, ka ngarkesë mikrobike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Fierit njoftoi të martën se uji në rubineta nuk duhet të përdoret për t’u pirë, pasi ka rezultuar me ngarkesë mikrobike.

Njoftimi është shpallur në rrjetet sociale nga Ujësjellës Kanalizime Fier dhe shkaktar për këtë situatë është konsideruar përmbytja që ndodhi pas reshjeve të ditëve të fundit.

Njoftimi: 

“Në vijim të komunikimit në lidhje me cilësinë e ujit të pijshëm në bashkinë e Fierit, pas situatës së krijuar si pasojë e përmbytjeve, ju bëjmë me dije se nga përgjigjet paraprake të mostrave të ujit të analizuara nga Instituti i Shëndetit Publik – të 9 mostrat në puset që furnizojnë me ujë të pijshëm bashkinë e Fierit, në Kafaraj, në Depo, në qafën e Koshovicës dhe në pika të rrjetit, – rezultojnë me ngarkesë mikrobike dhe janë jo konform standartit shtetëror, në bazë të VKM 379 datë 25.05.2016 “Për Miratimin e Rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”.

Për këtë arsye uji nuk rekomandohet për t’u konsumuar si ujë i pijshëm për qytetarët. Ai mund të përdoret vetëm për përdorim sanitar (komunal) deri në një përgjigje të dytë nga ISHP”, përfundon njoftimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *