• |
ide | kryesore

Zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni grek

-Instant, Lajme, Të fundit



Një biznesmen grek është zhdukur mbrëmjen e së hënës në Liossia.  Mediat e  vendase bëjnë me dije se  policia po vijon për gjetjen e  biznesmenit George Kyparissis , i cili u zhduk në rrethana ende të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona  të mbrëmjes së djeshme në momentin që ai po kthehej në shtëpi në Drafi, dhe ka humbur çdo kontakt me të afërmit.

Kyparississ ishte biznes aktiv në fushën e makinave rezervë dhe mirëmban dyqane në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut.

Ndërkohë nga informacionet e deritanishme, raportohet se në Spatë janë gjetur makina të djegura që mund të jenë përdorur për rrëmbimin e tij.

Megjithatë, deri më tani askush nuk ka kontaktuar me familjen e biznesmenit. Një tjetër pistë hetimi është dhe ajo që lidhet me vëllain e tij, i cili në gusht të 2020 kishte rënë viktimë e grabitësve , të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *